
Industrial Air Solution (Atlas Copco Albania)

Adresa: Rruga Industriale Tirane- Vore Km 11 (Dalje Vore), Albania
kompanise
Përshkrimi
INDUSTRIAL AIR SOLUTION shpk është një kompani e fokusuar në industri dhe kryesisht tek zgjidhjet që kanë të bëjnë me ajrin e komprimuar. Falë partnerëve serioz dhe të mirënjohur në nivel botëror, Atlas Copco dhe Festo, bën të mundur ti ofrojë klientëve zgjidhje profesionale dhe cilësore në fushën e ajrit të komprimuar.
Portofoli yne i produkteve dhe sherbimeve përbëhet nga pajisje, aksesorë dhe komponentë që prodhojnë, trajtojnë dhe komandojnë ajrin e komprimuar. Ne ofrojmë një gamë të gjerë pajisjesh Atlas Copco, si kompresorë me pistonë, me vidë, kompresorë pa vaj (Oil-Free), kompresorë të presionit të lartë si dhe fryrës ajri, pompa vakumi, gjeneratorë azoti dhe oksigjeni etj.
Industrial Air Solution është gjithashtu një partner i besueshëm për industrinë tek linjat e prodhimit, falë bashkëpunimit me kompaninë e mirënjohur gjermane Festo, lider në sektorin e automatizimit industrial. Ne japim zgjidhje dhe suport teknik duke ju ofruar komponentë të ndryshëm sipas kërkesave tek linjat tuaja të automatizuara.
Çfarë ofron
Kompania INDUSTRIAL AIR SOLUTION ofron:
•Konsulencë, projektim dhe instalim të kompresorëve duke bër përllogaritjen e konsumit të ajrit në Fabrikën tuaj.
•Bëjmë audite energjie në lidhje me konsumin e kompresorëve të ajrit, evidentimin e humbjeve të ajrit si dhe një përmirësim të mundshëm në instalimin korrekt të linjës kryesore të shpërndarjes së Ajrit të komprimuar, duke mundësuar rritjen e eficencës dhe uljen e konsumit të energjisë.
•Bëjmë projektim dhe instalim të linjave industriale t ëajrit duke përdorur teknologjinë e re të tubave të aluminit dhe inoksit.
•Në lidhje me trajtimin e ajrit, ofrojmë tharësa ajri industrial dhe një gamë të gjerë filtrash për linjat e ajrit duke garantuar cilsëine e ajrit sipas nevojave të klientit.
•Kemi një gamë të plotë aksesorësh për ajrin e komprimuar, sic janë depozitat, tuba alumini dhe inoksi për shpërndarjen e ajrit me gjithë rakorderinë përkatëse, shkarkues kondense automatik, valvula, elektrovalvula, cilindra pneumatic, sensor të ndryshëm rregulator presioni, tuba plastike ajri të seksioneve të ndryshme për automatizimin e makinerive, kapje të shpejta ajri, etj.
•Ne ofrojmë një shërbim profesional për mirëmbajtje dhe riparim të kompresorëve tëmarkave të ndryshme si dhe kontrata shërbimi për kompresorët tuaj duke bërë të mundur parashikimin vjetor të kostove të mirëmbajtjes.
•Gjithashtu trajtojmë kompresorë dhe tharësa të përdorur.
Shërbime

Asistence teknike Kompresor Ajri

Auditim te sistemeve te Ajrit te komprimuar

Filtra per Linja Ajri

Instalim Linja Ajri

Komponente Pneumatik per linjat e prodhimit

Kompresor Ajri Industrial

Kompresor Ajri me Qera

Kompresor Ajri Oil Free

Kompresor Ajri te revizionuar

Pjese Kembimi per Kompresor Ajri

Projektim i Linjave te Ajrit

Revizionim i Vides se kompresorit

Riparim Pistona Ajri

Riparim Thares Ajri

Rakorderi Ajri

Thares Ajri

Valvola Solenoid

Filtra per kompresor Atlas Copco

Pistona Elektrik Festo

Pjese Kembimi Atlas Copco

Riparim Vidash per Kompresore

Tuba Spiral Festo

Valvula Sigurie per Vakum Festo

Ventilatore Aksial Industrial

Ventuza Vakumi Festo
_Aksesore per ajrin e komprimuar.jpg)
Aksesore per ajrin e komprimuar
_Konsulence, projektim dhe instalim i kompresoreve.jpg)
Konsulence, projektim dhe instalim i kompresoreve
_Mirembajtje parandaluese.jpg)
Mirembajtje parandaluese
_Monitorime diagnostike per kutine e matjes se kursimit te energjise.jpg)
Monitorime diagnostike per kutine e matjes se kursimit te energjise
_Pompa vakumi.jpg)
Pompa vakumi
Katalogu
Punë të kryera

Instalim Blower 30 kW

Instalim Filter Linje per Ajer te komprimuar

Instalim i dhomes teknike me kompresore Ajri 37kW me inverter

Instalim Kompresor 55 kW

Instalim Linje Ajri me Tuba Alumini ne Mobileri

Instalim Linje Ajri me tuba Inoks per stacionin e Gazsjellesit TAP
Partnere








